CHAMPIONS/ Milan – Liverpool, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule09:56 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 09:56 - 7 Dhjetor, 2021

Champions League rikthehet ditën e sotme me ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Një nga ndeshjet me interesante  është padyshim ae Grupit B, Milan – Liverpool.

Nëse skuadra angleze i ka mbyllur llogaritë duke “blinduar” vendin e parë, “kuqezinjtë” luajnë shansin e fundit. Në “San Siro” duhet patjetër një fitore nga skuadra e Piolit dhe më pas të shpresojë të ndeshje tjetër, Porto – Atl Madrid.

Të dyja skuadrat vijnë me disa mungesa në këtë ndeshje edhe pse Klopp nuk pritet që të hedhë në fushë arsenalin e rëndë.

Pioli nuk ka gati për këtë ndeshje, Rebic, Kjaer, Giroud, Pellegri, Calabria, Castillejo dhe Leoa, ndërsa Klopp nuk ka në dispozicion, Firmonion, Elliot, Jones, Minler i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Gomez, Keita, Henderson, Jota e Thiago që mbeten në dyshim.

Majën e sulmit për italianët pritet ta udhëheqë Zlatan Ibrahimovic, ndërsa në krahun tjetër pritet të jetë Origi.

Statistika:

Liverpooli ka fituar 5 ndeshjet e fundit në Champions League.

“The Reds” ka shënuar të paktën 2 gola në 5 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Liverpooli ka fituar 3 ndeshjet e fundit përballë Milanit në të gjitha kompeticionet.

Në 3 ndeshjet e fundit të Milanit në Champions janë shënuar të paktën 2.5 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!