Xhiro e parë e sfidave të play off në Champions League është mbyllur me surpriza, ndërsa tre skuadra do të luajnë për herë të parë në fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Kazakët e Kairat Almaty, qipriotët e Pafos dhe norvegjezët e Bodo Glimt siguruan kualifikimin historik, pasi kaluan me sukses sfidat e kthimit. Kampionët e Kazakistanit dhurujan të papriturën më të madhe, duke nxjerrë jashtë turneut një emër të madh si Celtic.
Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes në Gllasgou, Kairat Almati triumfoi vetëm pas goditjes së penalltive. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa nga pika e 11 metrave, vendasit u treguan më të saktë duke fituar 3-2 për kualifikimin historik.
I njëjti diskutim vlen për Pafos, kampionët e Qipros që kundër parashikimeve eliminuan Crvena Zvezdën. Ndeshja e parë e luajtur në Beograd ishte mbyllur me fitoren 2-1 të qipriotëve. Serbët provuan të përmbysnin shifrat, duke shënuar të parët me Ivaniç.
Por vetëm një minutë nga fundi I kohës së rregullt, vendasit shënuan me Pepe golin e barazimit që i siguroi një vend mes më të mëdhenjve të Europës. Për herë të parë në fazën finale të Champions League do të luajë edhe Bodo Glimt.
Kampionët norvegjezë u mundën 2-1 në fushën e Sturm Graz në ndeshjen e kthimit, por kishin siguruar kualifikimin që në sfidën e parë të luajtur në shtëpi, Pas fitores së thellë 5-0. /abcnews.al

