Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Champions luan sot një “finale”/ Bayern-Real, sfida më klasike nis në 21:00 në Gjermani

schedule12:37 - 15 Prill, 2026

schedule 12:37 - 15 Prill, 2026

Në “Santiago Bernabeu” u luajt vetëm akti i parë. Bajerni vërtet fitoi 2-1 në fushën e Realit, por ende nuk mund të quhet i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Në “Alianc Arenë” të Mynihut pritet një betejë e ashpër, aq më tepër që prej disa kohësh është hequr rregulli I golit në fushë kundërshtare. Gjithsesi, bavarezët e dinë nga historia që sa herë kanë marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, fitore apo barazim, ia kanë dalë me sukses.

Trajneri Vinsent Kompani ka lajmin e madh se sulmuesi kryesor Harri Kejn u kthye në ekip, pasi mungoi në fundjavë dhe nuk harrohet se ai ishte autor goli në Madrid.



I gatshëm edhe Gnabri. Mungesat e vetme janë Lenart Karl dhe portieri i dytë Ulrajh të dëmtuar. Momenti është shumë i mirë për kampionët e Gjermanisë që thyen rekordin historik të golave në Bundesligë, me 105 të tillë pas fitores 5-0 ndaj Sankt Paulit ndaj 101 që ishte rekordi I brezit të Bekenbauerit 54 vite më parë.

Në Mynih janë mjaft të përmbajtur, siç e tregojnë titujt e mediave. “Ndeshjet ndryshojnë e ndryshojnë, – titullon “Bild”, – Përmbysjet e Realit janë të frikshme!”

“Akti balancues i Bajernit në revanshin ndaj Realit, – shkruan “ZDF”, – përse ka ende shumë për të thënë dhe përse duhet kujdes?!”

Në Spanjë bëjnë thirrje për luftë dhe kanë besim. “Përse jo, – është pyetja retorike e “Markës”, – Madridi beson se mund të realizojë një tjetër përmbysje historike në Champions!”

“Një natë për lavdinë, – ka një titull të vogël lart e përditshmja tjetër “AS”, që gjithashtu ia jep kopertinën Atletikos, – Madridi mbështetet tek tredhëmbëshi Belingham-Vinisius-Mbape!”

Madrilenët mbërritën në Mynih nën thirrjet ngacmuese të tifozëve vendas, por kuptohet që yjet e mëdhenj “merenges” nuk impresionohen aq lehtë.

Sidoqoftë, të besuarit e trajnerit Arbeloa nuk janë në moment të mirë, edhe sepse thuajse e kanë dorëzuar titullin në Spanjë, por edhe sepse kanë dëmtime e pezullime.

Çuameni mungon për shkak kartonësh, dhe Kurtua e Rodrigo janë jashtë me lëndime.

Lajm I mirë është kthimi I Kilian Mbapesë, ndonëse u gjakos në ndeshjen e kampionatit por Belingham, Vinisius e Kamavinga rrezikojnë pezullimin në gjysmëfinale nëse marrin një karton të verdhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!