Champions League/ Zhgënjenjë favoritët, sfidat e pasdites mbyllen në barazim

schedule20:36 - 23 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 23 Tetor, 2024

Priteshin fitoret e radhës, ama diçka nuk funksionoi.

Atalanta e Bayer Leverkusen janë ndalur në barazime në sfidat e xhiros së tretë të fazës ligë të UEFA Champions League, me italianët që ndanë pikët me kampionët skoceë të Celtic, ndërsa “Aspirinat” u ndalën në shifrat 1-1, në transfertën e Brest.

Kështu, “Bergamaskët” e Berat Gjimshitit nuk arritën të gjenin rrugën e rrejtës në “Geëiss Stadium”, pavarësisht se kërcënuan minimalisht 20 herë portën kundërshtare, duke mbyllur gjthçka në barazimin e bardhë 0-0.

Në krahun tjetër, “Aspirinat” e Xabi Alonso nuk regjistruan më shumë se 1 pikë në transfertën franceze të “Stade de Roudourou”, ndaj skuadrës së Brest, pavarësisht se morën shpejt avantazhin falë “yllit” gjerman, Florian Wirtz, i cili tundi rrjetën në minutën e 24’-t,

Megjithatë, epërsia e gjermanëve nuk zgjati shumë dhe vetëm 15 më pas Lees-Melou fillon festën vendase, duke mbajtur ende të pamposhtur skuadrën e tij në elitën e Evropës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!