Champions League: Shëtitje dhe llogari, nata e fundit e fazës së grupeve

schedule09:52 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 09:52 - 11 Dhjetor, 2019

Champions League ka në program ndeshjet e fundit në grupe dhe dilemat për skuadrat që kalojnë në raund tjetër janë të vogla. Ende pa zgjidhje është grupi C, ku pritet të caktohet skuadra tjetër që kualifikohet pas Manchester City. “Qytetarët” luajnë në transfertë ndaj Dinamo Zagreb, që shpreson në mungesën e motivimit te skuadra e Pep Guardiola. Gjithsesi nuk mjafton kjo, pasi Shakhtar Donetsk nëse mposhtën italianët e Atalanta, i mbyll të gjitha llogaritë. Këto sfida luhen prej orës 18:55, kurse të tjerat nisin në orën 21:00.

Bayern Munich dhe Tottenham zhvillojnë një ndeshje luksi mes tyre, pasi të dyja skuadra e kanë siguruar kalimin në raundin tjetër, kurse Crvena Zvezda dhe Olympiacos në Greqi do të përballen për vendin e tretë që të çon në Europa League. Serbëve u mjafton një barazim për ta realizuar këtë objektiv.

Juventusi e ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, por vendi i dytë ende nuk është përcaktuar. Bardhezinjtë do të kenë përballë Bayer Leverkusen, me gjermanët që edhe në rast fitoreje nuk kanë asgjë të sigurt. Atletico Madrid e ka gjithçka në dorë, pasi i mjafton të fitojë në shtëpi me Lokomotiv Moscoë.

PSG e Real Madrid kanë shëtitjet e fundit në fazën e grupeve. Francezët presin në shtëpi Galatasaray, kurse spanjollët janë mysafirë në Belgjikë. Club Brugge do mundohet të marrë pikë, për të ruajtur vendin e tretë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!