Borussia Dortmund dhe PSG do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, por sfida tashmë ka filluar jashtë fushe.
Siç raporton “Bild”, mes dy klubeve do të ishte hapur një përçarje për shkak të biletave të rezervuara nga francezët për gjermanët për ndeshjen e kthimit. PSG në fakt do të kishte kufizuar numrin e biletave në 4% të kapacitetit total të stadiumit, ndërsa në të kaluarën pothuajse gjithmonë ka qenë 5%. Arsyet janë për shkak të sigurisë, sipas sqarimeve nga Parisi, për të justifikuar 500 biletat më pak të destinuara për tifozët e Dortmund.
Krahas kësaj kritikohet edhe çmimi, i cili konsiderohet shumë i shtrenjtë. Grupet e tifozëve të Dortmund kanë alarmuar drejtuesit dhe negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, por nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje./ h.ll/abcnews.al