Me një përmbysje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, Barcelona mposhti Wolfsbugun me rezultatin 3-2 në stadiumin “Philips” në Eindhoven për të fituar kështu Champions League për herë të dytë në historinë e tyre.
Skuadra gjermane, që kërkon të rikthehet në krye të Europës pas nëntë vitesh, kaloi në epërsi në minutën e tretë me Payor dhe në minutën e 37-të me Pop dhe dukej sikur kishin në kontroll finalen.
Gjithçka ndryshoi në fillim të pjesës së dytë, kur brenda tre minutave, 48-të dhe 50-të, Barcelona barazoi shifrat me dy golat e Guijarro. Mentaliteti ndryshoi në mënyrë drastike dhe Rolfo në minutën e 70-të shënoi golin e “artë” për katalanaset të cilën arritën titullin e dytë në tre finalet e luajtura radhazi./h.ll/abcnews.al