Champions League/ “Nuk duhet të fokusohemi vetëm te Mbappe”, Terzic: Kërkojmë posedimin e topit

schedule14:16 - 1 Maj, 2024

schedule 14:16 - 1 Maj, 2024

Nuk është dueli klasik, si ai në “Allianz Arena”, por sërish të siguron biletën për në finale. Një tjetër stadium gjerman do të presë gjysmëfinalen e UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain do të sfidojnë në “mitikun” e “Signal Iduna Park”, “Murin e Verdhë”, të tifozëve të Borussia Dortmund.

Një ditë para sfidë u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku tekniku kroat i “Verdhezinjve”, Edin Terzic u shpreh se ndaj PSG, nuk duhet të fokusohen vetëm, te “ylli” i këtyre të fundit, Kylian Mbappe, teksa theksoi se nëse ndodhte diçka e tillë skuadra do ta pësonte, nga “yjet” e tjerë të ekipit, të cilët nuk janë të pakët.

“Shpesh pyesim veten se si mund ta ndalojmë, por nëse fokusohemi vetëm tek ai, të tjerët mund të na bëjmë dëm në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Qëllimi është krijimi i një avantazhi të vogël në funksion të ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 apo 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi, çelësi është të kemi posedimin e topit”,- u shpreh Terzic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!