Champions League/ Mbyllen pjesët e para, Dortmund me “një këmbë” në çerekfinale, Inter vuan në Madrid

schedule21:46 - 13 Mars, 2024

schedule 21:46 - 13 Mars, 2024

Mund të thuhet se janë ndër sfidat më të nxehta të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “Zikaltërit” e Inter, që do luajnë gjithçka për një biletë çerekfinaleje, ndaj “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, ndërsa “”Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kërkojnë kalimin në raundin e radhës, ndaj holandezëve të PSV Eindhoven.

Në “Metropolitano Stadium”, “Zikaltërit” e Inter po “vuajnë” ndaj “Los Colchoneros”, të Atletico Madrid, me pjesën e parë, që është mbyllur me rezultatin 1 me 1, falë golave të Dimarco e Antoine Griezmann, rezulat, i cili deri më tani kualifikon djemtë e teknikut, Simone Inzaghi, për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Megjithatë, asgjë spo shkon mirë, të paktën deri më tani për “gjigantët” italinë, me “Gjarpërinjtë” e Milanos, po dominohen totalisht nga të besuarit e Simeone, me këta të fundit, që kanë zhvilluar një përballje të zjarrtë, duke dominuar totalisht pjesën e fushës së “Zikaltërve”, me “gardianin”, Yann Sommer, që ndodhet në jo pak vështirësë.

Në krahun tjetër, “Verdhezinjtë” e Edin Terzic po dominojnë sfidën e tyre, ndaj holandezëve, të PSV Eindhoven, me vendasit që po udhëheqin me rezultatin minimal, 1 me 0, falë golit të “fantazistit” anglez, Jadon Sancho, në minutën e 3’-të të sfidës dhe tashmë janë vetëm 45 minuta larg kalimit për në çerekfinalet e Champions League. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Borussia Dortmund 1 – 0 PSV 

Goli i Jadon Sancho

Atletico Madrid 1 – 1 Inter

Goli i Federico Dimarco, 0-1:

Goli i Antoine Griezmann, 1-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!