Champions League/ Kërkohet çerekfinalja në “Emirates”, publikohen formacionet e sfidës Arsenal-Porto

schedule19:56 - 12 Mars, 2024

schedule 19:56 - 12 Mars, 2024

Pas thujase një javë mungesë mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet spektakli i UEFA Champions League, ku me përfundimin e 90 minutave të sotme do të mësohen edhe dy emra të tjera, që do të arrijnë në fazën e çerekfinaleve, të kompeticionit, teksa në “Emirates Stadium”, “Topçinjtë” e Arsenal do të presin “Dragonjtë” e Porto.

Sa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur, si zakonisht spanjolli, David Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Ben Ëhite e Jakub Kiwior, me qendrën që mbulohet nga dyshja Gabriel-Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Jorginho, Declan Rice e Martin Odegaard, ndërsa sulmit përbëhet nga Bukayo Saka, Kai Havertz e Leandro Trossard.

Në krahun tjetër, tekniku, Sergio Conceicao ka vendosur t’i bëjë ballë “Dragonjve” të tij, me formacionin, 4, ku në portë është vendosur “gardiani” portugez, Diogo Costa. Mbrojtja me katër përbëhet nga Joao Mario, Pepe, Otavio e Wendell, ndërkohë që para tyre vendosen Nico e Alan Varela. Më të avancuar janë Conceicao, Pepe e Galeno, ndërsa në “majën” e sulmit i vetëm është braziliani, Evanilson.  /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: