Ishin favoritët për të triumfuar dhe atë arritën të bënin.
“Zikaltërit” e Inter nuk kanë gabuar në sfidën e xhiros së 4-t të fazës ligë të UEFA Champions League, teksa në “mitikun” e tyre, “Giuseppe Meazza” kanë arritur të mundur me rezultatin minimal 1-0, “Topçinjtë” e Arsenal.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në sekondat e fundit të pjesë së parë, ku pas një 11-metërsh i fituar nga djemtë e teknikut Simone Inzaghi është finalizuar më së miri nga “regjisori” turk i mesfushës Hakan Çalhanoglu, i cili më vonë u zëvendësua nga “ylli kuqezi” Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë për thuajse 25 minuta.
Falë këtij triumfi, “Zikaltërit” e Inter ngjiten në vendin e 5-të të tabelës me plot 10 pikë, teksa edhe nuk kanë pësuar gol, ndërsa Arsenal bie në vendin e 12-të me 7 pikë. /i.m /abcnews.al