Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Champions League, Inter-Milan: Euroderbi do të gjykohet nga francezi Turpin

schedule12:09 - 14 Maj, 2023

schedule 12:09 - 14 Maj, 2023

Clement Trupin do të jetë arbitri i Euroderbit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Interit dhe Milanit, të planifikuar për të martën në San Siro.

Gjyqtari francez do të ndihmohet nga ndihmësit e bashkëatdhetarët e tij Danos dhe Pages dhe nga gjyqtarja e katërt Stephanie Frappart. VAR është gjithashtu transalpin, me Brisard dhe Milloit. Turpin, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të në Meazza, ka drejtuar në katër raste zikaltërit, të cilët kanë një rekord prej 1 fitoreje dhe 3 humbjeve. Asnjë sukses për Milanin,me dy barazime dhe 1 humbje.

Kjo sfidë kthimi pritet të jetë më intensive dhe më e fortë, pasi pritet që Milani të ketë një qasje tjetër në fushën e lojës dhe të jetë më agresiv./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!