Champions League/ Gjimshiti shënon në fitoren e Atalanta, Feyenoord triumfon në transfertën e Girona

schedule20:36 - 2 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 2 Tetor, 2024

Ishte një paraqitje fantastike e kapitenit të Kombëtares sonë, pavarësisht se zgjati vetëm 45 minuta.

Berat Gjimshiti shkëlqeu mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ishte padyshim protagonist në fitoren e Atalanta, në transfertën e Shkahtar Donetsk, me “shtatlartin” e mbrojtjes që shënoi golin e parë, në triumfin 3-0, të djemve të Gasperini, në minutën e 21’-të.

“Zikaltërit” e Bergamos do të shënonin sërish në pjesën e parë këtë herë me anë të Ademola Lookman, në minutën e 44’-t, ndërsa rrjeta e tretë erdhi në minutë e 48’-të, nga Raul Bellanova.

Në krahun tjetër holandezët e Feyenoord arritën një fitore të madhe në transfertën e Girona në një sfidë plot gola të rregullt e të anulluar, penallti të humbura, ku në përfundim shifrat u fiksuan në 3-2, në favor të “tulipanëve”.

Për vendasit golat erdhën nga David Lopez dhe Donny van de Beek, në minutat 19’ e 73’, ndërsa për holandezët menduan Bilambo, si dhe dy lojtarë kundërshtarë, Yangel Herrera e Ladislav Krejci, të cilët dërguan dy herë topin në rrjetën e tyre, në të 23’-tën e 79’-n minutë.

Spanjollët regjistruan edhe një tjetër rrjetë në favorin e tyre, pas autogolit të Hancko, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, gjithçka rezultoi të ishte jashtë loje, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë u treguan të pasaktë, Ayase Ueda, për Feyenoord, në fundin e pjesë së parë dhe Bojan Miovski për Girona, në minutën e 73’-të.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!