Champions League/ “Gjigantët” e Evropës në “finalen” e parakohshme, Real-City premton spektakël në “Bernabeu”

schedule16:16 - 9 Prill, 2024

schedule 16:16 - 9 Prill, 2024

Sot nuk mund të ketë duel më të madh. Një Real Madrid-Manchester City është maksimumi që ofron UEFA Champions League, me gjithë respektin për “Baverezët” e Bayern Munich, apo ndonjë ekip tjetër, që ka pretendime, me “padronët” e titujve në Evropë, që presin kampionët në fuqi të kontinentit, në një klasike të vërtetë, ndonëse të krijuar vitet e fundit.

Historia nis 11 vjet më parë, në përballjet e grupit, me një fitore e një barazim për spanjollët, ndërsa gjithsej ka 10 ndeshje mes tyre. Secili ekip ka nga dy kualifikime, ndërsa anglezët kanë bilanc paksa më të mirë, me 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje, dhe me golavarazhin 17-14, teksa sezonin e shkuar, City shkatërroi “Galaktikët” në gjysmëfinale, ndërsa dy sezone më parë, gjithashtu në gjysmëfinale, Real Madrid u kualifikua pas një drame me kohë shtesë.

Mirëpo, ndyrshe nga vjet, kjo ndeshje i gjen “Los Blancos”, në momentin e tyre më të mirë, me kryesuesit e elitës spanjolle, të La Liga, që e kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit më 31 mars, duke siguruar kështu, thuajse 10 ditë pushimi e për më tepër, Ancelotti ka vetëm dy dëmtime të sigurta, portierin Thibaut Courtois dhe qendërmbrojtësin, David Alaba, që mbeten jashtë.

Mirëpo, ka edhe rikthime pasi në grupin e teknikut italiane vjen nga dëmtimi “ylli” i mbrojtjes, Eder Miliato, ndërsa në ekip nuk mungojnë as “peshat e rënda”, si Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo, Toni Kroos. Luka Modrid, Edoardo Camavinga apo Aurelien Tchouameni, gjë që i jep shumë besim strategut italian, besim që nuk e ka fshehur as gjatë konferencës për shtyp.

“Këtë ndeshje duhet ta luajmë sa më mirë. Është shumë I rëndësishëm aspekti psikologjik. Duhet të tregojmë guxim dhe personalitet në fushë. E vërteta është që kemi pasur kohë për ta përgatitur këtë sfidë dhe mendoj se jemi në formë shumë të mirë. Kam besim se do të paraqitemi shumë mirë sepse i kemi të gjitha cilësitë për të konkurruar”,- është shprehur “Don” Carlo.

Megjithatë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kampionët në fuqi të Evropës, pasi kalendari i Premier League nuk ua ka lejuar një luks të tillë si ky “mbretërve”, të Spanjës, me “Qytetarët” e Manchester City, që zbritën në fushë mesditën e shtunës, por gjithsesi, edhe pse pak, kaq ditë pushim mund të mjaftojnë.

Ashtu si Ancelotti, edhe tekniku spanjoll, Pep Guardiola ka dy mungesa në prapavijës, me “tulipanin” holandez, Nathan Ake dhe anësorin e vetëm, që mund të bllokojë, Vincius Junior, Kyle Walker do të mungojnë, teksa pritet të mësohet para sfidës nëse Gvardiol do të luajë apo jo, megjithatë kampionët në fuqi janë sërish favorit, jo vetëm për kalimin e turit, por për të fituar mbrëmjen e sotme, në “mitikun” e “Santiago Bernabeu”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!