Champions League/ Bayern makth për Tottenham, PSG me “5 yje” në Francë

schedule23:01 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 23:01 - 11 Dhjetor, 2019

Janë mbyllur sfidat e sotme të Champions League, ku shumica e skuadrave e kishin mësuar fatin e tyre.

15 nga 16 skuadra që do të kualifikoheshin nga faza e grupeve ishin mësuar, me vetëm Atleticon dhe Leverkusenin që po luftonin në distancë për biletën e fundit.

Takimet e tjera, ishin pa ndonjë rëndësi të madhe. PSG shkatërroi me rezultatin 5-0 ekipin e Galatasaray.

Neymar dhe Mbappe gjetën golin përballë Galatasaray

Fakt interesant është se të pestë sulmuesit që u aktivizuan gjatë këtij 90 minutëshi, titullar ose nga stoli, gjetën rrjetën. Icardi shënoi i pari, ndërsa Sarabia dyfishoi në pjesnë e parë. Në të dytën, shënuan Neymar, Mbappe dhe Cavani me penallti.

Rezultatet e sotme në Champions League

Bayern ka mposhtur sërish Tottenham Hotspur, kësaj radhe me rezultatin 3-1. Në dy sfidat ndaj “Gjelave” të Londrës, bavarezët kanë shënuar plot 10 gola. Coman pësoi një dëmtim horror dhe u largua pas 27 minutash lojë. Francezi arriti të shënojë para se të dëmtohet, së bashku me Muller dhe Coutinho./abcnews.al