Champions League/ Barça fiton me “manita”, Raphinha e Lewandowski shkëlqejnë në Beograd

schedule22:54 - 6 Nëntor, 2024

schedule 22:54 - 6 Nëntor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, me të cilat duhet thënë se janë mësuar këtë sezon.

“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa këtë herë kanë mundur me shifrat e thellë, 5-1, kampionët serb të Crvena Zvezda, në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League.

Protagonistët absolut të kësaj sfide ishin padyshim “bomberi” polak Robert Lewandowski, i cili realizoi një dopietë dhe braziliani Raphinha, i cili asistoi dy gola dhe shënoi një tjetër, ndërsa Inigo Martinez e Fermin Lopez për vendasit dhe Silas e Milson për vendasit vulosën rezultatin spektakolar në stadiumin “Rajko Mitic”.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në vendin e 6-të të rënditjes, me 9 pikë, ndërsa Crvena Zvezda bie në vendin e parafundit me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!