Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta

schedule22:56 - 2 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 2 Tetor, 2024

Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.

Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.

Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.

Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.

Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.

Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.

Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!