Champions League/ Aston Villa “bie” në Bruzh, Shakhtar triumfon ndaj zivceranëve të Young Boys

schedule20:46 - 6 Nëntor, 2024

schedule 20:46 - 6 Nëntor, 2024

Ishte padyshim një rezultat shumë surprizues.

Anglezët e Aston Villa kanë pësuar humbjen e parë në këtë sezon të UEFA Champions League, me djemtë e teknikut Unai Emery që u mund në “Jan Breydel Stadion” të Bruzhit, ndaj vendasve të Club Brugge, me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League erdhi nga kapiteni Hans Vanaken, i cili përkthen në gol një 11-metërsh të fituar pas prekjes së topit me dorë nga qendërmbrotjësi anglez Tyron Mings.

Falë këtij rezultati, Aston Villa mbetet në vendin e 5-të të tabelës me 9 pikë, ndërsa Club Brugge mbetet në vendin e 20-të me 6 pikë.

Sakaq, pasditen e kësaj të mërkure u zhvillua edhe një tjetër sfidë e vlefshme për këtë kompeticion, me ukrainasit e Shkahtar Donetsk, që arritën të triumfonin 2-1 ndaj kampionëve “helvet’ të Young Boys, me Zubkov e Sudakov që përmbysën golin e Kastriot Imerit, në minutat 31’ e 41’, për të siguruar fitoren e madhe.

Kjo fitore i ngjit ukrainasit në kuotën e 4 pikëve, teksa i pozicionon në vendin e 26-të, ndërsa Young Boys mbetet në vendin e parafundit me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!