Juventusi luan të dielën në mbrëmje (20:45) një nga ndeshjet më të fortë dhe të rëndësishme të sezonit. Bardhezinjtë presin Milanin e Ibrahimovic në Torino, duel vendimtar për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Nga ky objektiv varet e ardhmja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit, por jo mundësia e rikthimit të Max Allegrit. Ky i fundit ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit dhe shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mesfushorin e madh.
GDS raporton se Allegri ka dëshirë të rikthehet në stolin e “Zonjës”, aty ku qëndroi dhe fitoi në vitet 2014-2019. Sipas të përditshmes italiane, trajneri nga Livorno nuk kushtëzohet aspak nga fakti nëse Juventusi do të luajë apo jo në Champions sezonin e ardhshëm.
53-vjeçari është gati të rimarrë drejtimin e ekipit, gjithmonë nëse Pirlo dështon dhe drejtuesit vendosin ta shkarkojnë nga detyra. Opsion për stolin e bardhezinjve është edhe Zinedine Zidane. /abcnews.al