Champions humb një “legjendë”/ “Shuhet” Duckadam, portieri rumun bëri historinë në finalen e vitit 1986

schedule20:42 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 20:42 - 3 Dhjetor, 2024

Ndoshta, mund të zgjidhet si momenti më I madh.

Mbrëmjen e 7 majit të vitit 1986, një portier rumun arriti diçka që nuk e ka bërë kush ndonjëherë, dhe që vështirë t’ia dalë në të ardhmen.

Helmut Dukadam priti katër penallti radhazi në stadiumin e Seviljes përballë “Katalanasve” të Barcelona në finalen e Champions League, duke mbetur i paharruar e duke i dhënë rumunëve të Steaua Buchuresti trofeun e madh.

I tillë, I paharruar ai do të mbetet tashmë që u shua në moshën e parakohshme 65-vjeçare.

Duckadam ishte një gjigand prej 1 metër e 93 centimetrash, dhe jo më kot luante për ekipin më të rëndësishëm të Rumanisë, Steaua.

Skuadra e ushtrisë rumune nuk ishte favorite në Sevilje përballë 70 000 tifozëve “katalanas”, por gardiani që në atë kohë ishte 27 vjeç, priti 11-metërshat nga Jose Ramon Alexanko, Angel Pedraza, Pichii Alonso dhe Marcos.

Steaua fitoi 2-0 në gjuajtjet e penalltive, pasi portieri I katalanasve, Urrutikoechea priti gjithashtu dy.

Duckadam i lindur në një familje me origjinë gjermane, nuk pati shumë fat në karrierë.

Ai luajti vetëm tre vjet për skuadrën e Steaua Buchuresti dhe menjëherë pas finales së Kupës së Kampionëve, e ndërpreu futbollin me një problem madhor në gjak.

U kthye në 1989, por në nivele të ulëta. Ndoshta kurrë nuk ka ndodhur një pafatësi e tillë në sportin më popullor të botës, por siç duket e gjithë jeta e Helmut Duckadam paska qenë e pangjashme me atë të “yjeve” të tjerë të fushës.

Trofetë e vetëm që fitoi ishin te Steaua, dy tituj kampion të Rumanisë, një kupë të Rumanisë, dhe padyshim kulmi trofeu i Champions League në vitin 1986 përballë Barcelona. /i.m /abcnews.al