Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Champions, finalja caktohet në Tiranë/ UEFA: Në vitin 2027 luhet në “Metropolitano”, në Madrid

schedule23:46 - 11 Shtator, 2025

schedule 23:46 - 11 Shtator, 2025

Siç e tha edhe presidenti i saj, Ceferin, vetëm 3 apo 4 takime të tilla janë mbajtur jashtë Zvicrës. Komiteti Ekzekutiv e realizoi një mbledhje në kryeqytetin e Shqipërisë, që mund të cilësohet historik, dhe që mori disa vendime.

Nën drejtimin pikërisht të sllovenit Ceferin, dhe në prani të të zotit të shtëpisë, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e Championsit në 2027 të mbahet në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Madridit, që është shtëpia e Atletikos.

Finalja e Ligës së Kampionëve për femra do të luhet në stadiumin kryesor të Varshavës në Poloni, ndërsa finalja e Superkupës së Europës për meshkuj do të jetë në Salcburg, në Austri.

Ndërkaq, finalja e Championsit në futsall në 2026 luhet në Pezaro të Italisë, finalja e EURO U-19 po në Futsall luhet në Astana të Kazakistanit, ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza në 2027 mbahet në Osijek, Kroaci.

UEFA vendosi të lejojë zëvendësimin e një lojtari në turnetë e klubeve në Europë, kur ai dëmtohet për një kohë të gjatë, në mënyrë që të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesat shtesë.

Rriten shpërblimet në Champions për femra, me 1 milionë euro në total për 4 vendet e para, dhe me kampionen që do të marrë 400 000 euro.

UEFA diskutoi kërkesën e Federatave të Italisë dhe të Spanjës për të organizuar e një ndeshjeje të kampionateve të tyre kombëtare, Seria A dhe La Liga, jashtë territorit të UEFA-s, pra jashtë kontinentit europian.

Gjithsesi, një vendim për këtë kërkesë do të merret në një mbledhje të ardhshme, pasi të ketë këshillime me grupet e interesit, e sidomos me tifozët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!