Champions/ “Demat” sfidojnë “Padronët”, kampionët kërkojnë fitore në tokën daneze, publikohen formacionet e dy sfidave të mbrëmjes

schedule19:56 - 13 Shkurt, 2024

schedule 19:56 - 13 Shkurt, 2024

Pas afro dy muajsh pritje, për të gjithë të apasoniuarit e sportit të futbollit rikthehet kompeticioni më spektakolar për klube, në botë, UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të marte, duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillohen dy supersfidat e para e raundit të 1/16-ve, të këtij turneu magjepsës.

Kështu, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, “Vikingët” danezë të FC Copenhagen do të sfidojnë “zotët” aktualë të “Veshllapushes”, Manchester City. Natyrisht pritet një ndeshje e madhe e për këtë aryse, tekniku Pep Guardiola i ka hedhur të gjithë në fushë, duke filluar “arkitekti”, Kevin de Bruyen, “luzitani”, Bernando Silva, “yjet” anglezë, Phil Foden e Jack Grealish, si dhe “vikingun” norvegjez, Erling Haaland.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendasit, me teknikun Jacob Neestrup, skuadra e së cilit ka zhvilluar përballje mbresëlënse në ndeshjet miqësore, ku veçanërisht ka shkëlqyer “fantazisti” norvegjez, Mohamed Elyounoussi, me 29-vjeçarin e sulmit, që ka arritur të shënojë plot 5 gola, në dy përballjet e fundit.

Në përballjen tjetër, të mbrëmjes, “Demat e Kuq”, të RB Leipzig presin në “Red Bull Arena”, “padronët” e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid, sfidë që për këta të fundit do të jetë shumë e vështirë, teksa mungojnë lojtarë si Jude Bellingham, David Alaba, Antonio Rudiger e Eder Miliato, mirëpo tekniku Ancelotti, duket se i ka marrë masat.

Kështu, “Don Carlo” ka vendosur të godasë rivlaët gjermanë me “samba” në majën e sulmit, teksa në fushën e lojës si titullarë janë “yjet” brazilianë, Vinicius Junior e Rodrygo. Në mesfushë Bellingham është zëvendësuar nga Brahim Diaz, ndërsa në qendrën e mbrojtjes tekniku italian ka vijuar të mbrohet me dyshen Nacho Fernandez-Aurelian Tchouameni.

Megjithatë, nuk mbeten pas as “gjigantët” e Bundesliga, me teknikun, Marco Rose, i cili ka një katërshe të frikshme në repartin ofensiv, repart, i cili përbëhet nga “tulipani” holandez, Xavi Simons, “fantazisti” spanjoll, Dani Olmo, “bomberin” belg, Lois Openda e talentin slloven, Benjamin Sesko lojtarë të cilët kanë treguar se janë të aftë të “ndëshkojnë” një skuadër si 14 herë fituesit e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: 

COPENHAGEN – MANCHESTER CITY 

 

RB LEIPZIG – REAL MADRID

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!