Champions “copëton” Real Madrid, Ancelotti humb “yjet” para “El Clasico”-s

schedule19:36 - 25 Tetor, 2024

schedule 19:36 - 25 Tetor, 2024

Në Champions arritën një fitore të madhe, ama humbën dy “yje” të formacionit titullar.

“Galaktikët” e Real Madrid përmbysën gjithçka ndaj Borussia Dortmund, duke i mundur 5-2 “Verdhezinjtë” në sfidën e tretë të këtë sezoni, në Champions League, me brazilianin Vinicius Junior, i cili ishte protagonisti absolut me tre gola të shënuar.

Megjithatë sfida duket se ka lënë pasoja të mëdha te 15 herë kampionët e Evropës.

Rodrygo dhe Thibaut Courtois janë dëmtuar gjatë sfidës së të martës mbrëma, me brazilianin, i cili ka ndjerë shqetësime në muskujt e këmbës së djathtë, ndësa “gardiani” belg ka një dëmtim në audktorin e këmbës së majtë, duke i shkaktuar teknikut Carlo Ancelotti dy humbje të mëdha, në sfidën spektakolare të së shtunës, ndaj Barcelona, në LaLiga.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi madrilen, por deri më tani nuk është ende e qartë se kur do të kthehen në fuhsën e blertë dy “yjet” e ekipit. /i.m /abcnews.al