Bayern Munchen kaloi 3-1 dje në mbrëmje në ‘Allianz Arena’ anglezët e Tottenham. Në një ndeshje që nuk vlente për asgjë sepse të dyja ekipet e kishin siguruar më parë kalimin për në fazën tjetër, bavarezët dominuan si në lojë dhe në rezultat.
Me fitoren e arritur dje kundër të besuarve të Jose Mourinhos, gjigantët gjermanë konsoliduan vendin e parë në grupin B, duke e mbyllur me 18 pikë të plota. Tottenahm e mbylli në vendin e dytë grupin me 10 pikë, duke u kualifikuar kështu për në fazën me eliminim direkt.
Bayerni vendosi një rekord të ri në Champions League, falë fitores së djeshme. Bavarezët e mbyllën grupin duke grumbulluar 18 pikë (pikë të plota), si dhe me një golavarazh të ‘frikshëm’, plot 19 gola +. Kështu ata kthehen në fituesin më të mirë të grupit në të gjithë historinë e kompeticionit europian, duke hyrë në historinë e futbollit. /abcnews.al
18 – Champions League record: By collecting maximum points (18) and a goal difference of +19 @FCBayernEN become the best group winner in the history of the competition. Giants. #FCBTOT #ChampionsLeague pic.twitter.com/kZ7sPcLJxS
— OptaFranz (@OptaFranz) December 11, 2019