Toni Kroos tha se 5 fitoret e Champions League janë më të rëndësishme për të sesa fitimi i Kupës së Botës.
“Do të zgjidhja pesë fitore në Champions League. Bëhet fjalë për sasinë, gjithmonë e dua stabilitetin. Pesë fitore në këtë turne në tetë vjet është një arritje e veçantë.
Kjo pyetje nuk ishte shumë e vështirë”, tha me të qeshur mesfushori i Real Madridit.
Kroos fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në sezonin 2012/13, dhe më pas e fitoi këtë turne katër herë me Real Madridin (2015/16, 2016/17, 2017/18, 2020/21).
Në vitin 2014, mesfushori u bë kampion bote në kombëtaren gjermane. /G.D abcnews.al/