Challandes zbardh listën e Kosovës, 27 lojtarë për tre takimet e radhës

schedule17:11 - 17 Mars, 2021

schedule 17:11 - 17 Mars, 2021

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet e fundit të muajit. Dardanët e nisin me miqësoren shtëpiake kundër Lituanisë (24 mars), teksa katër ditë më vonë vjen ndeshja e parë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Kosova pret Suedinë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërsa pas tre ditësh i pret një përballje edhe më e vështirë, ajo kundër Spanjës së Luis Enrique në Sevilla. Sulmuesi i suedezëve të Hammarby, Astrit Sulejmani nuk ka mundur t’i bashkohet Kosovës për shkak të infektimit me Covid-19.

27 futbollistë ka grumbulluar trajneri helvet i Kosovës, teksa stërvitja e parë do të zhvillohet ditën e hënë (22 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke nisur prej orës 19:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!