Challandes: Ndeshja ndaj Spanjës ishte më e mira që e kemi zhvilluar

schedule11:23 - 4 Tetor, 2021

schedule 11:23 - 4 Tetor, 2021

Ka nisur konferenca e selektorit, Bernard Challandes për të folur rreth dy ndeshjeve të tetorit, që Kosova do t’i zhvilloj ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, më 9 dhe 12 tetor, të vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

“Kampin e muajit Shtator e kemi filluar me nje qasje te re, ate të mentalitetit”, e filloi konferencën Challandes.

“Kemi pasur ndeshje të vështira, por kemi zhvilluar nje ndeshje mjaft të mirë ndaj Gjeorgjisë, duke shfaqur mentalitetin tonë.

“Unë perveç që preferoj që lojtaret të vrapojnë, gjithashtu kerkoj nga lojtarët që të jenë në nivel taktikisht, qe te krijojme raste dhe të kerkojme rezultate.

“Ndaj Greqise na është dashur të luftojmë shumë, posi ata kanë qenë një ekip vertet i vështirë, mirepo ia kemi dalur majft mire duke e mbajtur topin, dhe ka qene nje barazim i merituar per ne.

Selektori foli edhe për ndeshjen ndaj Spanjës, duke e cilësuar si ndeshjen e tyre më të mirë.

“Për mendimin tim, ndeshja ndaj Spanjës shte ndeshja më e mirë e mirë që prej kohës sa jam selektor i Kosovës, kemi zhvilluar një ndeshje ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, kemi përmbushur me përpikëmëri detyrat tona, kemi mbajtur topin dhe taktikisht kemi.

“Ne kemi qenë ekipi që kemi pasur raste më të mira sesa Spanja, por ne nuk e kemi arritur fitoren dhe kjo ishte zhgënjyese.

“Spanja ka humbur nga Suedia, por në bazë te rasteve, Spanja e kishte merituar të fitonte.

“Sidoqoftë ne kishim raste më shumë sesa Spanja.” /abncews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!