Bernard Challandes ndihet keq për humbjen 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e Nations League. Trajneri helvet i Dardanëve foli për Supersport Kosova pas disfatës në Shkup, duke marrë përsipër përgjegjësitë për eliminimin.
ANALIZA – “Ishte pa fat ai gol i parë se si u pësua, por ky ishte futbolli. Goli i dytë erdhi prej një vendosje shumë të mirë të kundërshtarëve. Kemi luftuar shumë, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Rezultati 2:1 pas pjesës së parë vërtetë ishte i vështirë për ne, në pjesën e dytë u munduam të provokonim kundërshtarin në krahun e majtë, por kemi humbur pak në organizimin e ndeshjes”.
KUNDËRSHTARËT – “Maqedonia është një skuadër shumë e mirë dhe agresive. Ju kemi dhënë hapësira për kundërsulme, por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje. Në pjesën e parë po, nuk isha shumë i kënaqur për shkak të rezultatit, por me mënyrën se si kemi luajtur, se si kemi mbajtur topin por jo në zonë. Kemi pasur disa mundësi për të bërë harkime në zonë, por nuk kemi dhënë harkime të mira edhe pse aksione ishte i mirë”.
ELIMINIMI – “Unë duhet ta pranoj këtë dhe t’i mbroj futbollistët e mi. Po, gjithmonë trajneri është përgjegjës. Unë jam personi i duhur për të punuar me këtë skuadër. Jam shumë i zhgënjyer, unë marr gjithë përgjegjësinë, unë jam shumë i lumtur me këtë skuadër, unë jam i këtij vendi”. /abcnews.al