Challandes: Ibrës nuk i merret topi, pësuam gola idiotë! Tani s’kam çfarë ndryshoj

schedule22:55 - 28 Mars, 2021

schedule 22:55 - 28 Mars, 2021

Kosova u mposht nga Suedia me rezultatin 0-3 dhe pas ndeshjes për Supersport foli trajneri Bernard Challandes, i cili sigurisht që kishte rezerva për atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë. Tekiku zviceran fillimisht deklaroi:

“Nuk luajtëm keq në pjesën e parë, kishim disa raste. Kemi pësuar dy gola idiotë. Provuam të reagojmë, kishim disa diferenca. Diferenca ishin golat dhe i paguam gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, nuk patëm besim. Mendoj se ekipi ishte pak pa atë dëshirën, zjarrin, pa zgjidhje brenda vetes. Është e vështirë të luash kundër një ekipi si Suedia.

Ata kishin pesë lojtarë mbi 195 centimetra, ishte shumë e vështira për ne. Kundër Ibrahimovic nuk mund ta marrësh topin, ai e merr shumë mirë topin e parë dhe e mbron. Kanë edhe Isak dhe Forsberg. Nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Suedia. Nuk kishim ide, besim, por luftuam. Suedia ishte e fortë për ne sot, kemi ndryshuar mbrojtjen, pak mesfushën. Nuk ishte situatë e lehtë”.

“Ujkani? Nuk është koha të mendojmë për gabimet e portierit. Kemi bërë gabime edhe më parë. Nuk ia jap përgjegjësinë vetëm një lojtari. Sistemi i lojës? Duhet të mendohem, por me cilët lojtarë do të luajmë?

Nuk është e lehtë të ndryshojmë tani, sidomos kundër Spanjës kur nuk i kemi të gjithë mbrojtësit tanë. Në të ardhmen po, por për momentin duhet të mendojmë për një tjetër ndeshje të vështirë. Nuk mendoj se mund ta ndryshojmë sistemin. Duhet të luajmë si ekip, ajo ka rëndësi dhe jo sistemi”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!