Mbrëmjen e djeshme Zvicra e mundi Francën me penallti, pasi rezultati i 120 minutave ishte mbyllur 3-3. Në këtë mënyrë Franca i thotë lamtumirë shumë më shpejt seç pritej Europiani.
Ata ishin favoritët kryesorë dhe eliminimi i mbrëmshëm vulos një eksperiencë “të errët” të kampionëve të Botës në këtë kompeticion.
“Errësirë” nuk ishte vetëm e mbrëmshme dhe një statistikë e vogël e tregon qartë këtë. Goli i vetëm fitoreje i Francës në këtë Europian u shënua nga Mats Hummels.
Skuadra e Deschamps e nisi me fitore ndaj Gjermanisë me shifrat 1-0 dhe golin e vetëm të asaj ndeshje e shënoi Hummels në portën e tij, që rezultoi të jetë i vetmi gol fitues i Francës. Më pas barazoi me Hungarinë dhe Portugalinë e u mund nga Zvicra. /abcnews.al