Achraf Hakimi do të jetë pjesë e PSG sezonin e ardhshëm, pasi u shit nga Interi dhe firmosi në Francë për 5 vite. Marokeni, i cili fitoi titullin kampion në Serie A me zikaltrit, pasi u zyrtarizua te skuadra e re, nuk mund të mos bënte një dedikim për ish-klubin.
“Ishte një vit i vështirë, por çfarë viti ishte. Nuk mund ta imagjinoja çfarë do të thoshte ta vishje fanellën e Interit. Ishte një nderi i madh për mua të vishja ato ngjyra.
Ishte një sezon i vështirë, por përjetova momente të paharrueshme, duke shkruar historinë me të gjithë ju.
Dua të falënderoj gjithë anëtarët e stafit, fansat dhe shokët e skuadrës për lidhjen e fortë me ta, për profesionalizmin dhe respektin.
Gjithashtu falënderoj edhe familjen time për mbështetjen e pakushtëzuar. E mbaj Interin në zemër. Një përqafim i madh për të gjithë, Forca Inter”, shkruan Hakimi në rrjetet sociale. / abcnews.al