“Çfarë vaksinash?” Hajdari: Në 30 vite nuk keni siguruar minimumin për shqiptarët, ujë, drita e rrugë

schedule11:01 - 23 Mars, 2021

schedule 11:01 - 23 Mars, 2021

Në Kuvend pritet të miratohet Akti Normativ për sigurimin e vaksinave të çertifikuara nga rregullatorë lokalë, por për deputetet Rudina Hajdari, kur nuk i janë mbaruar akoma “themelet” Shqipërisë, qeveria po vijon me çatinë.

Nga foltorja e Parlamentit, Hajdari u shpreh se në 30 vite, klasa politike në vend nuk u ka siguruar shqiptarëve minimumin, që janë uji, rrugët dhe energjia elektrike.

“Ju akoma s’keni mbaruar themelet, e doni të vazhdoni me çatinë e Shqipërisë. Në këto 30 vite nuk keni siguruar as minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementaret, ujë, rrugë, dhe energji elektrike. Hajdeni shkojmë pas kësaj seancës dhe vizitojmë fshatrat e Elbasanit…”

Duke folur si kandidate për deputete të Elbasanit, Rudina Hajdari u shpreh se fshatrat e këtij qarku janë të harruara dhe se banorët e tyre janë aq të zhgënjyer sa prej vitesh refuzojnë që të votojnë.

“Fshatra të harruara, prej dy palë zgjedhjesh refuzojnë të votojnë. Sa herë që shkojnë politikanët rrafin gjoksin e thoën do u bëj rrugë, e nuk hedhin asnjë grusht zhavorr. Në Çermenikë sot nuk ka ujë të pijshëm. Uji i lumenjve është futur në tuba e koncesione..”

Në fund të fjalës së saj, Hajadri u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë kundër “babëzisë” së atyre që kanë qenë në pushtet këto vite, pa dallim ngjyre partiake. sb/abcnews.al/