Çfarë u tha ne takimin e parë në Serbi për dialogun e brendshëm për Kosovën?

schedule11:47 - 1 Nëntor, 2017

schedule 11:47 - 1 Nëntor, 2017

Mediat kosovare raportojnë për atë që është biseduar në takimin e parë në Serbi për dialogun e brendshëm rreth Kosobës. Një nga objektivat kryesorë sipas dhe asaj që raportojnë mediat serbe është gjetja e një zgjidhjeje të përshtatshme për të dyja palët.

Të martën në Serbi u mblodh grupi i punës në lidhje me dialogun e brendshëm në vend për Kosovën. Nga takimet e para ndërmjet zyrtarëve të lartë serbë është bërë e ditur se synohet që të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte e përshtatshme për të dyja shtetet, sipas dhe asaj që raportohet Blici serb. Sipas burimeve të së përditshmes serbe gjatë mbledhjes u theksua se dialogu nuk duhet të përplaset me prioritetet e rëndësishme si marrëveshjet në Bruksel dhe Rezoluta 1244. Aty u theksua se është e rëndësishme që të marrin pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe zgjidhja duhet të jetë në interes të të gjitha palëve. Pas tri takimeve dhe diskutimeve, është bërë e ditur se do të organizohet dhe një takim me zyrtarët e bashkësive fetare në vend. Në takim do të jetë e pranishme dhe ministrja serbe e drejtësisë si dhe drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuric. Do të mbahen tre takime të tilla ku do të ketë dhe përfaqësues të instituteve shkencore”. Kryetari i këtij grupi pune, Marko Gjuric, bëri të ditur se në muajt e ardhshëm do të merren edhe opinionet nga spektri i gjerë social. Gjuric shtoi se presidenti serb Vujcic ka nisur dialogun në fjalë dhe këmbëngul që ta çojë në nivele më të larta. Grupi i punës do të mbështesë presidentin dhe qeverinë në një nga detyrat më të vështira në të cilat është ballafaquar vendi, sipas tij. Por pjesa më e madhe e partive opozitare në vend nuk kanë pranuar të jenë të pranishme në këtë dialog.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!