“Çfarë tifozi! Do të më ndëshkojë”, si Messi ankohej mbrëmë për arbitrin

schedule17:17 - 6 Prill, 2021

schedule 17:17 - 6 Prill, 2021

Lionel Messi ishte në fushë mbrëmjen e djeshme ndaj Real Valladolid, pavarësisht rrezikut për praninë në El Clasicon e javës së ardhshme ndaj Real Madrid.

Argjentinasit i nevojitet edhe një karton i verdhë për të plotësuar numrin e pezullimit me një ndeshje dhe nëse ndodhte mbrëmë ai nuk do ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj madrilenëve.

Arbitri i ndeshjes, Jaime Latre nuk e ndëshkoi Messin mbrëmjen e djeshme, por duket se kjo ndodhi për shkak se “Pleshti” nuk shkaktoi faull dhe jo se arbitri nuk dëshironte.

Pas mbylljes së pjesës së parë, Messi është kapur duke folur me delegatin e Barcelonës, Carles Naval. Messi shprehet se arbitri ka dëshirën ta ndëshkojë.

“Arbitri ka dëshirën të më ndëshkojë me karton të verdhë… tifoz, e pabesueshme”, dëgjohej Leo teksa fliste me Naval kur po shkonte në dhomat e zhveshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!