Qyteti bregdetar i Durrësit këtë fundjavë ishte si një ditë e zakonshme. Edhe pse zonë e kuqe, durrsakët nuk respektuan rregullat për të qëndruar në shtëpi.
Dalja nga shtëpia erdhi si pasojë e konfuzionit të krijuar për rregullat e fundjavës. Qytetaret janë njohur me vendimin kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve dhe kafeve vetëm në mëngjes, pasi njoftimi i kryeministrit u bë vonë në mbrëmjen e së premtes. Shumë prej tyre nuk e kanë mirëpritur mirë, kufizimin.
“Ai çfarë thotë në mëngjes nuk thotë në darkë. Kështu i pëlqen atij. Ne si popull nuk na pëlqen, por nuk kemi gjë në dorë”, u shpreh një qytetar.
Ka edhe nga qytetarë që janë të vendosur ti respektojnë këto vendime.
“Po të jetë normativ do ta zbatojmë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Pjesa më e madhe e lokaleve në Durrës nisën si zakonisht punën mëngjesin e së shtunës, pasi nuk ishin lajmëruar për mbylljen e subjekteve.
Shkodra është një tjetër zonë e kuqe nga koronavirusi. Këtë të shtunë qytetarët lëvizën lirisht, ndërsa baret e restorantet ishin të hapura, deri në ndërhyrjen e policisë./abcnews.al