TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të dëgjojë platformat e katër kandidatëve, të cilët kanë shprehur interesin për të t’u zgjedhur në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Teksa listoi shtyllat e programit të tij, kandidati Elvin Gogaj u pyet për motivet, të cilat e kanë shtyrë për të garuar.
Ai theksoi se vlerëson energjitë e tij aktuale dhe se dëshiron t’i shërbejë më shumë Shqipërisë.
Diskutimi në KLP:
Anëtari i KLP, Erjon Fejzulla: Nuk mjafton kaq, pra 1/3 e karrierës e të qenit drejtues, çfarë iu shtyn që të kërkonit të drejtoni një strukturë tjetër?
Kandidati Elvin Gokaj: Thjesht vlerësoj energjitë e mia në këtë moment dhe besoj se mund të bëj diçka të mirë për vendin tim./abcnews.al

