Çfarë të hani për mëngjes kur doni të humbni peshë

schedule07:19 - 16 Shtator, 2021

schedule 07:19 - 16 Shtator, 2021

Mëngjesi nuk mund t’ju ndihmojë të humbni peshë nëse nuk zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse dëshironi të arrini këtë qëllim, zgjidhni një vakt të pasur me proteina sepse në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Një zgjedhje e mirë janë vezët dhe kosi me pak yndyrë.

Përveç proteinave, përfshini gjithashtu ushqime me fibra të larta si bollgur, drithëra dhe fruta. Për të arritur humbje afatgjatë të peshës, përpiquni të kombinoni ushqimet me proteina të larta me ato të pasura me fibra.

Mund të kombinoni qumësht me yndyrë të ulët me drithëra dhe të shtoni disa luleshtrydhe ose bajame të prera në feta. Gjithashtu mund të kombinoni kosin me bollgur dhe mollë. Nëse keni më shumë kohë mund të bëni një krep me banane, tërshërë dhe mjaltë ose një omëletë me perime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!