Çfarë të bëni nëse derdhni pije mbi laptopin tuaj

schedule10:15 - 20 Mars, 2021

schedule 10:15 - 20 Mars, 2021

Mund t’ju ndodhë që ndërsa po punoni në laptop, kafja që keni anash, mund të bie mbi tastierë. Nëse kjo ndodh, mos u stresoni por ndërmerrni masa për ta rregulluar sa më shpejt problemin. Abcneës.al do ju tregojë disa hapa që do shpëtojnë laptopin tuaj dhe të gjitha dokumentet që keni në të.

Fikni laptopin

Gjëja e parë që duhet të bëni është të fikni kompjuterin. Nëse e lini të ndezur për një kohë të gjatë ka një shans të konsiderueshëm që të lidhet me qark të shkurtër. Mënyra më e shpejtë është të shtypni butonin e ndezjes/fikjes për disa sekonda.

Hiqni kabllot

Tërhiqni të gjitha kabllot nga pajisja. Kabulli i rrymës, miu dhe kabllot e tjerë të jashtëm; nxirrni të gjithë jashtë.

Lëreni të thahet

Lëreni laptopin të thahet siç duhet. Përdorni një leckë për të fshirë të gjithë ujin. Hapni kompjuterin në një kënd rreth 30 gradë dhe më pas vendoseni anash, në mënyrë që i gjithë uji të dalë nga laptopi dhe tastiera. E rëndësishme: mos e përdorni pajisjen ndërsa është ende duke u tharë.

Durim

Tani, gjithçka ka të bëjë me durimin. Gjëja më e mirë për të bërë është të lini laptopin të thahet për disa ditë. Në rastin më të mirë  mundësi që të punojë dhe në rastin më të keq mund të jetë djegur./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!