Çfarë simbolizojnë ngjyrat e luleve? Ekspertja e bimëve shpjegon mesazhet që fshehin

schedule11:02 - 12 Janar, 2023

schedule 11:02 - 12 Janar, 2023

Eksperte e luleve dhe bimeve, Romina Gjokmeli ka dhënë ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” disa këshilla se si të zgjidhni kompozimet perfekte të luleve, kur doni të bëni një dhuratë. Ajo ka treguar të gjitha kuptimet që kanë lulet sipas ngjyrës së tyre dhe në cilat raste duhen përdorur si dhurata.

Në vend që të zgjidhni një buqetë dhe ta quani të mirë. Merrni një moment për të menduar për simbolikën e luleve. Çdo lloj dhe ngjyrë lulesh ka një kuptim unik, qoftë miqësi, pasion, falje apo simpati. Duke mësuar më shumë rreth simbolikës së luleve, mund të dërgoni një kompozim lulesh që përputhet me mesazhin që synoni të dërgoni.

Çfarë simbolizon një lule në vetvete? Me lulëzimin e tyre shumëngjyrësh dhe të bukur, lulet shpesh shihen si simbole gëzimi dhe kënaqësie. Megjithatë, llojet dhe ngjyrat e ndryshme të tyre sjellin kuptime unike. Disa lule shihen si simbole të miqësisë dhe pastërtisë, ndërsa të tjera simbole pasioni, dashurisë dhe të tjerë. Do të ndalemi te simbolika sipas ngjyrës së tyre.

Çfarë simbolizojnë lulet e kuqe? Nëse po mendoni që lulet e kuqe simbolizojnë dashurinë, keni të drejtë. Megjithatë, janë simbol i romancës pasionante. Gjithashtu mund të përdoren si simbole guximi dhe respekti.

Çfarë simbolizojnë lulet rozë? Gjithashtu dashurinë, por që lidhet me llojin e dashurisë besnike mes prindërve dhe miqve besnikë.

Çfarë simbolizojnë lulet portokalli? Me nuanca të ngrohta dhe të shndritshme, lulet portokalli shihen si simbol i energjisë. Nëse jeni duke kërkuar që të ktheni humorin te dikush kur ai ndihet i mërzitur, një buqetë me lule portokalli mund ta bëjë këtë gjë.

Çfarë simbolizojnë lulet e verdha? Mund t’i hidhni një sy një buqetë luleve të verdha dhe nuk është habi që lidhen me gëzimin. Kështu mund t’ja ndriçoni ditën një shoku.

Çfarë simbolizojnë lulet e gjelbërta? Nuk janë aq të zakonshme në fakt, sa të tjerat por nuk nuk do të thotë që janë spektakolare. Shihen si simbole të qendrueshmërisë, rritjes dhe shëndetit të mirë. Buqeta të gjelbërta bëjnë zakonisht kur dikush ndërron shtëpi apo diplomohet”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e bimëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!