Çfarë shijojnë më së shumti bebet, ndërsa janë akoma në bark?

schedule15:55 - 19 Shkurt, 2021

schedule 15:55 - 19 Shkurt, 2021

Në një lidhje të ngushtë mes jush dhe foshnjës tuaj të palindur, krijohet më shumë lidhje sesa mendoni. Sipas një studimi të Shkencës Psikologjike, një fetus mund të ndjejë gjendjen psikologjike të së ëmës. Bebet e palindura marrin sinjale përmes trupit dhe shpirtit tuaj.

Nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë shijojnë më shumë bebet në barkun e nënës, abcnews.al do jua tregojë më poshtë:

1. Ushqimin e ëmbël

Bebet fillojnë të dallojnë shijet e ndryshe në javën e 13-15 të shtatzënisë. Lëngu juaj amniotik ka shije sipas ushqimit që hani. Preferencat e ushqimit vendosen që në mitër, kështu që nëse doni që fëmija juaj të hajë shëndetshëm, duhet të filloni dhe ju të ushqeheni shëndetshëm.

2. Banjat e ngrohta

Kur foshnjat janë aq të mëdha sa duken nga lëkura e barkut kur lëvizin, ata mund t’i ndjejnë ndryshimet e temperaturës. Kjo është arsyeja pse një banjë e nxehtë ju sjell atyre shqetësime, ndërsa një banjë e ngrohtë qetësi dhe rehati. Tingujt e ujit që rrjedhin gjithashtu mund të ndihmojnë në mirëqenien e foshnjës, informon abcnews.al.

3. Përkëdheljet e barkut

Receptorët e prekjes së fëmijës tuaj fillojnë të zhvillohen rreth javës së 8-të dhe rreth 20 javëve, foshnjat janë në gjendje të ndjejnë prekjen tuaj. Gjatë kësaj periudhe ata mund të shijojnë përkëdheljet e barkut. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me beben tuaj. Babai i foshnjës gjithashtu mund të përfshihet në këtë proces.

4. Dëgjojnë zërat

Në javën e 25 dhe 26, foshnjat e palindura fillojnë të reagojnë ndaj zhurmave të jashtme. Zëri juaj është ai që dëgjojnë më qartë dhe fillojnë ta njohin atë. Zëri juaj ju sjell rehati dhe siguri, duke i sinjalizuar se gjithçka është në rregull. Pra, ajo që ju duhet të bëni është të flisni sa më shumë me fëmijën tuaj të ardhshëm. Zërat e të afërmve gjithashtu u japin kënaqësi, sidomos zëri i babait.

5. Dëgjojnë muzikë

Dëgjimi i muzikës para lindjes ka disa përfitime. Në rastin e nënës, ajo prodhon hormonin serotoninës dhe promovon çlirimin e endorfinës, të cilat transferohen te foshnja, gjithashtu. Në rastin e foshnjës, muzika stimulon shqisat e tyre dhe nxit zhvillimin e trurit. Vendosni muzikë me volumin  duhur. Merrni parasysh ta ekspozoni fëmijën tuaj me shumëllojshmëri tingujsh.

6. Stërvitja e rregullt

Çelësi për të zgjedhur ushtrime të duhura gjatë shtatzënisë është ky: ato duhet të jenë të sigurta, të përshtatshme dhe të aprovuara nga mjeku. Ushtrimet kardio janë lloji më i mirë i aktivitetit gjatë kësaj periudhe. Zemrat e foshnjave zhvillohen më mirë dhe janë më të forta, nëse nëna e tyre është stërvitur.  Ushtrimet kardio gjithashtu bëjnë që rrahjet e zemrës të ngadalësohen dhe është mirë sepse një rrahje e lartë e zemrës çon në shqetësime fetale, informon abcnews.al.

7. Periudhat e pushimit

Periudhat tuaja të pushimit janë periudhat e tyre të argëtimit. Dita juaj aktive, i mban dhe ata gjatë gjithë kohës në lëvizje. Prandaj periudha e pushimit është shumë e dëshiruar nga bebet e palindura. Më afër fundit të shtatzënisë, foshnja do të bëjë pushime gjumi për 70-90 minuta.

8. E qeshura e mamasë

Ekografitë kanë treguar se fetuset fillojnë të kërcejnë lart e poshtë kur nënat e tyre qeshin. Ky reagim ndodh për shkak të kontraksioneve të muskujve. Hormonet e lumturisë që lirohen kur ndiheni mirë dhe të lumtura, janë një përfitim i drejtpërdrejtë dhe nga foshnjat. Pastaj sigurohuni të krijoni sa më shumë momente pozitive.

Shtatzënia është një kohë për të përjetuar emocione pozitive dhe për t’u kënaqur në maksimum. Sa më mirë të ndiheni, aq më i shëndetshëm dhe i lumtur do të jetë fëmija juaj. Prandaj jepuni atyre sa më shumë nga gjërat e përmendura më lart./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!