Çfarë rrezikojnë atletët e Koresë së Veriut nëse nuk fitojnë

schedule11:06 - 22 Shkurt, 2018

schedule 11:06 - 22 Shkurt, 2018

Atletët koreanoveriorë që marrin pjesë në lojërat olimpike dimërore në Korenë e Jugut janë renditur të fundit në pothuajse çdo disiplinë, Tashmë frika e tyre është për atë që i pret në rikthimin në shtëpi.

Rikthimi në Korenë e Veriut nuk do të jetë shumë i lehtë për atletët e dërguar nga Kim Jong Un me pritshmëri të larta në lojërat olimpike dimërore. Deri tani ata kanë arritur të fundit pothuajse në çdo disiplinë. Pikërisht tek sporti diktatori komunist kishte shumë shpresa, sipas “Corriere della sera”, duke u frymëzuar nga modeli i Gjermanisë lindore që në cdo edicion të lojërave olimpike merrte shumë medalje. Por rezultatet nuk janë arritur duke bërë që anëtarët e delegacionit koreanoverior në korenë e Jugut, të frikësohen për dënimet që i presin në rikthimin në atdhe.

Atletët e Koresë së Veriut janë të vetëdijshëm se deri ku shkon regjimi në vend. Mënyrat e seleksionimit dhe përgatitjes së atletëve njihen si cnjerëzore. Boksierja koreanoveriore Çoi Hyunmi,tregon se u seleksionua që në moshën 11 vjeçare dhe i vetmi kusht për të mbijetuar ishte eliminimi i rivales. Personi i fundit që përfundonte dushin duhej të pastronte dhe e para që arrinte në mensë mund të hante dhe racionet e tjera.

Por dhe precedentët historikë nuk janë optimiste për atletët koreanoveriorë. Në vitin 1966 kombëtorja e futbollit kur u rikthye u dërgua në kampet e punës sepse nuk kishte fituar kampionatin. Por boksierja Çoi përgënjeshtron zërat duke thënë se janë propagandë e Seulit, por Kim Jong Un nuk do të jetë i lumtur për figurat e shëmtuara që kanë selsksionuar atletët e tij në këto Lojëra Olimpike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!