Çfarë roli ka realisht dirigjenti tek një orkestër simfonike?

schedule19:10 - 8 Janar, 2023

schedule 19:10 - 8 Janar, 2023

Më kujtohet se në një rast kur isha 3-vjeç, u hodha mbi divanin e prindërve të mi, duketundur krahët në ajër duke imituar një shfaqje të “Gilbert &Sullivans Pirates of Penzance”. Javën e kaluar, djali im 4-vjeçar po bënte të njëjtën gjë, vetëm se ishte frymëzuar nga kolona zanore e filmit të animuar “Frozen” të Disney.

“Çfarë po bën?”- e pyeta. “Unë jam ti babi”- m’u përgjigj ai ndërsa vazhdonte të drejtonte orkestrën e tij imagjinare. Ndjeva një emocion të fortë në zemër, dhe u kujtova që kur isha vetë fëmijë emocionohesha kaq shumë nga muzika, saqë i lijoja krahët të tundeshin vazhdimisht.

Pesëdhjetë vjet më vonë e bëj këtë realisht, pasi jam një dirigjent profesionist. Por ajo që bën një dirigjent, mund të jetë paksa misterioze për njerëzit e tjerë. Së pari, është e gabuar ideja se synimi i vetëm i një dirigjenti është të tundë krahët ndërsa muzikantët ndjekin lëvizjet e tij.

Është e vërtetë, lëvizjet e duarve të një dirigjenti nënkuptojnë shpejtësinë dhe vendosjen e një ritmi muzikor. Por a keni parë ndonjë 2 dirigjentë të tundin krahët në të njëjtën mënyrë? Në shumicën e rasteve, puna e tyre zhvillohet shumë përpara se audienca t’i shohë në platformën e koncerteve simfonike.

Komunikimi fizik

Dirigjenti është një përkthyes që vizualizon interpretimin e tyre të pikave të vogla të zeza në një faqe partiturë në një vijë melodioze të dëgjueshme. Është e vërtetë që dirigjentët i mbajnë të sinkronuar muzikantët e tyre. Por roli i tyre kryesor është t’u japin atyre një interpretim, duke i inkurajuar ata të komunikojnë një mesazh melodik dhe ritmik në mënyrën më të mirë që është brenda aftësive të tyre profesionale.

Dirigjenti punon në nivele të ndryshme, duke filluar nga niveli arsimor, amator dhe profesionist dhe me zhanre të ndryshme si korale, orkestrale, opera dhe muzikalë. Në të gjitha kategoritë ndryshojnë standardet, stilet dhe teknikat e interpretimit, prandaj puna është sfiduese, dhe kërkon shpeshherë një qasje unike dhe të çuditshme.

Një dirigjent i mirë zotëron disa lloje trukesh (të zhvilluara përmes përvojës) që i përdor në çdo situatë. Për shembull, afërsia midis duarve të mia ndikon në volumin e muzikës qëluhet. Sa më afër të jenë duart e mia, aq më i butë dua që të jetë kori i këngëtarëve, dhe sa më e madhe të jetë distanca, aq më i fortë është tingulli.

Ne dirigjentët jemi kryesisht komunikues, si verbalë ashtu edhe fizikë. Dirigjentët duhet të krijojnë si rregull një marrëdhënie me muzikantët e tyre. Besimi, aftësia dhe lidershipi janë thelbësore. Komunikimi fizik bëhet i rëndësishëm kur ai verbal nuk është e mundur (kur auditori është i pranishëm po dëgjon).

Ky është momenti kur hyn në lojë tundja e krahut. Lëvizja e dorës së majtë nënkupton dinamikën, emocionin dhe shprehjen, ndërsa dora e djathtë përdoret kryesisht për të nënkuptuar shpejtësinë dhe rrahjen. Dirigjentët kanë stile dhe aftësi unike. Shihni sjelljen nëskenë të Igor Stravinskit. Ai mban një ritëm shumë të saktë, tejet të ngurtë dhe të fortë, pa asnjë emocion. Ai u lejon muzikantëve kontrollin e tyre emocional, por drejton shpejtësinë dhe ritmin. Ai është një metronom njerëzor.

Stilet unike

Por një dirigjent është ndërkohë edhe një edukator. Është detyra jonë të stërvitim muzikantët me saktësinë e luajtjes së notave muzikore. Ju mund të mendonit se është një punë më e lehtë kur punoni me profesionistë sesa me të rinjtë. Por ky interpretim është relativ.

Ndonjëherë muzika është tepër e vështirë, dhe ndonjëherë muzikantët mund të mos jenë të përgatitur. Prandaj kërkohet një shkallë e caktuar diplomacie për të arritur efektin që kërkon dirigjenti. Ose nëse jeni si Bernshtein – ndoshta një nga kompozitorët dhe dirigjentët më të mëdhenj të shekullit XX – asgjë më pak se përsosmëria nuk është mjaftueshëm e mirë dhe asnjë komunikim diplomatik nuk është i mundur.

Ka një histori të famshme që tregon tensionin midis Bernshtein dhe solistit të ri, tenorit HoseKarreras gjatë provave për regjistrimin e muzikalit “Westside Story”. Është një skenë e sikletshme. Të dy po përpiqen të arrijnë përsosmërinë. Ju mund të shihni komunikimin dhe pasionin e shprehur përmes fytyrës së Bernshtein, dhe më pas zhgënjimin e Karreras që nuk ishte në gjendje të jepte nivelin e saktësisë së kërkuar.

Dirigjentët mund të duken si njerëzit më kokëfortë në botë. Kështu dirigjenti i ndjerë rumun Sergiu Çelibidashe është i famshëm për refuzimin e tij për të regjistruar muzikën e tij, duke besuar se ajo duhet të dëgjohet vetëm në sallën e koncerteve. Qëndrimi i tij autoritar ndaj orkestrave me të cilat punonte ishte famëkeq.

Megjithatë teknikat e tij funksionuan, dhe tani ai cilësohet si një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit XX-të. Interpretimet e dirigjentëve janë të ndryshme, dhe çdo performancë e tyre është unike. Secili ka zhvilluar një stil unik për të arritur efektin e dëshiruar.

Për shembull dirigjenti amerikan Xhozef R.Olefirovic njihet për aftësitë dhe metodat e tij gjeniale për të dhënë interpretimet e tij. Po siç tregohet në një nga koncertet që ka drejtuar, kjo ka të bëjë me shumë më tepër sesa vetëm me tundjen e krahëve.

Personaliteti i tij unik dhe komik, i kombinuar me shprehjet e tij të fytyrës përcjellin interpretimin e tij të muzikës tek orkestra, e cila nuk mund të mos ‘infektohet’ nga karizma e tij. Ju mund ta shihni se ai e mban ritmin me gjithë trupin e tij, dhe jo vetëm me krahët e tij.

Mjerisht, audienca e sheh rrallë atë që ai bën, pasi shpina i është drejtuar auditorit. Sa përkrahasim, dirigjenti britaniko-gjerman Simon Ratëll merr një qëndrim shumë më të relaksuar, por emocioni që ai dëshiron të përcjellë përkthehet përmes shprehjes së fytyrës dhe lëvizjeve të rrjedhshme të krahut.

Prandaj nëse një ditë mendoni të merrni shkopin e dirigjentit dhe të tundni krahët, reflektoni pak për javët e shumta provave që i paraprijnë një shfaqje. Pastaj kini parasysh muajt e planifikimit për të organizuar një masë të tillë njerëzish për të performuar së bashku dhe për të mbushur plot një sallë. Së fundi, mendoni për vitet e praktikës nga këngëtarët, muzikantët dhe në fund për njeriun që u qëndron përballë duke tundur krahët. Pikërisht këtë punë titanike bën një dirigjent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!