Çfarë po u mëson lufta në Ukrainë ushtrive Perëndimore?

schedule12:04 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 12:04 - 1 Dhjetor, 2022

The Economist

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

“Në betejë asgjë nuk është kurrë aq e mirë apo aq e keqe nëse do ti referoheshim raporteve të njerëzve të emocionuar,” vuri në dukje William Slim, një marshall britanik në Luftën e Dytë Botërore.

Që nga momenti që trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, ekspertët dhanë deklarata gjithëpërfshirëse për të ardhmen e luftës. Humbja shkatërrusese e tankeve ose “vdekja” siç u cilësua ishte në bazë të pamjeve të marra nga videot.

Dronët turq u cilësuan një ndryshim për luftën. Armët antitank të Perëndimit gjithashtu luajtën një rol kryesor që në fillimin e luftës. Tani, nëntë muaj pas luftës, ekspertët kanë dhënë mendime më të detajuara.  Forcat e armatosura perëndimore mund të mësojnë shumë.

Më 30 nëntor, Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (rusi), një institut kërkimor në Londër, publikoi një raport të detajuar mbi mësimet nga pesë muajt e parë të luftës, një periudhë kur Ukraina ishte kryesisht në mbrojtje.

Autorët – duke përfshirë Mykhaylo Zabrodsky, një gjeneral ukrainas dhe një sërë analistësh rusë gëzonin akses të gjerë në të dhënat ushtarake të Ukrainës dhe vendimmarrjen.

Gjetjet e tyre paraqesin një tablo më komplekse sesa nocioni popullor i një barbarizmi rus që nuk përkulet përballë ukrainasve trime. Pushtimi dështoi, por nuk ishte parashikuar të ndodhte diçka e tillë. Ushtria ruse kishte 12 ushtarë në veri të Kievit për secilin ukrainas dhe Rusia sulmoi 75% të pocizioneve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës në 48 orët e para të luftës, raporton abcnews.al.

Falë një sulmi kibernetik rus, komunikimi me satelitë u ndërpre në Ukrainë. Ukraina e duroi këtë goditje fillestare kryesisht sepse kishte largpamësinë për të shpërndarë rezervat e saj të municioneve nga arsenalet kryesore një javë përpara pushtimit, dhe këto përpjekje u përshpejtuan tre ditë para luftës.

Avionët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore u ripozicionuan brenda disa orësh pas sulmit.

Si rezultat, vetëm një e dhjeta e pozicioneve të mbrojtjes ajrore u goditën.

Nëse synimi rus do të ishte më i mprehtë dhe më i shkathët, ata mund të kishin goditur edhe pozicione të tjera të mbrojtjes ajrore. Për fat të mirë, u deshën dy ditë, që inteligjenca ushtarake ruse të dërgonte ekipin e synuar në një qendër komanduese në Moskë dhe të ndodhte një sulm, sipas një gazete tjetër rusi.

Nëse do të ndodhte një luftë në Tajvan, Amerika nuk mund të llogariste që Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës të bënte të njëjtat gabime.

“Nuk ka asnjë vend të shenjtë në luftën moderne,” përfundon raporti. “Armiku mund të godasë në të gjithë mënyrat” – me fjalë të tjera, shumë prapa vijës së parë të frontit.

Kjo do të thotë se ushtritë duhet të luftojnë ndryshe. Të fshehësh është një opsion, por është “jashtëzakonisht e vështirë”,  sepse lloje të ndryshme sensorësh,  të tilla si kamerat optike që kapin lëvizjet, ato termike që ndjejnë nxehtësinë dhe antenat elektronike që kapin emetimet e radiove  mund të jenë vendosur njëra mbi tjetrën për të dalluar edhe trupat që janë fshehur edhe më mirë.

Një zgjidhje tjetër është përdorimi i strukturave të ngurtësuara, si betonët dhe bunkerët. Mënyra më e mirë për të mbijetuar është thjesht të shpërndaheni dhe të lëvizni më shpejt pasi në këtë mënyrë do t’i shpëtoni syrit të armikut.

Edhe forcat speciale ukrainase, të cilat tentojnë të operojnë në ekipe të vogla, dallohen qartë nga dronët rusë nëse qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë.

Por as raketat antitank Javelin dhe nlaw nga Amerika dhe Britania nuk shënuan ndonjë ndryshim pavarësisht se ato u dërguan në Ukrainë që në javën e parë të konfliktit.

Dhe as dronët tb2 të Turqisë nuk shënuan ndonjë sukses.

“Vlera propagandistike e pajisjeve perëndimore ishte jashtëzakonisht e lartë në fillim të luftës,” vuri në dukje Jack Watling, një nga autorët e raportit, së fundmi në “The Russia Contingency”, një podcast mbi çështjet ushtarake ruse. “Ajo nuk pati një efekt të konsiderueshëm në rrjedhën e luftimeve deri në prill.” Faktori vendimtar ishte më prozaik, shtoi ai.

Roli kryesor i artilerisë ka qenë i rëndësishëm për ushtritë europiane perëndimore, fuqia e të cilave është zvogëluar në mënyrë dramatike që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Nga viti 1990 deri në vitin 2020, numri i armëve midis ushtrive të mëdha europiane ra me 57%, sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, një tjetër institut në Londër.

Arsenali i Ukrainës ishte i frikshëm. Ukraina filloi luftën me mbi 1000 sisteme artilerie dhe 1680 raketahedhës, më shumë se Britania, Franca, Italia, Spanja dhe Polonia së bashku, dhe forca më e madhe e artilerisë në Europë pas Rusisë, raporton abcnews.al.

Mungesa kryesore ishin municionet.

Ukraina dhe Rusia ishin të barabarta për sa i përket artilerisë, të paktën për rreth gjashtë javë, shumë më gjatë se çdo ushtri perëndimore do të kishte arritur në të njëjtat rrethana.

Më pas filluan ti mbaronin predhat, duke i dhënë Rusisë një avantazh dhjetë me një deri në qershor, një çekuilibër që vazhdoi derisa Ukraina mori një fluks të sistemeve të avancuara të artilerisë perëndimore, duke përfshirë sistemet raketore Himars nga Amerika.

Pak vende perëndimore kanë kapacitetin për të prodhuar armë të reja, pjesë këmbimi dhe municione me shpejtësinë e kërkuar. Anëtarët e NATO-s përveç SHBA-së nuk janë në një pozicion të mirë në këto fronte.

Dronët kanë luajtur një rol jetik, ndonëse kryesisht për vëzhgim dhe zbulim. Por një mësim kryesor nga Ukraina është se ushtritë kanë nevojë për më shumë drone sesa mendojnë.

Rreth 90% e të gjithë dronëve të përdorur nga forcat e armatosura të Ukrainës midis shkurtit dhe korrikut u shkatërruan. Jetëgjatësia mesatare e një droni me krahë fiks – të palëvizshme – ishte afërsisht gjashtë fluturime; ai i një lloji më të thjeshtë, më pak se tre. Një dëmtim i tillë do të shkatërronte flotat e ushtrive europiane brenda pak ditësh.

Ai u jep përparësi sistemeve të lira dhe të thjeshta, të cilat mund të cilësohen si pothuajse të disponueshme, në vend të flotave të vogla dronësh të mëdhenj dhe të shtrenjtë, me motorë të mëdhenj me karburant të lëngshëm, që kanë sensorë të avancuar. Kjo, nga ana tjetër, kërkon një numër më të madh të personelit të trajnuar që mund t’i mbajë ato në fluturim, dhe një qëndrim më të qetë ndaj përdorimit të tyre në kohë paqeje.

Lufta na ka treguar gjithashtu se si mund të shkatërrojmë dronët.

Një qasje është mashtrimi. Forcat ukrainase vunë re se kur njësitë ruse të zbulimit shënuan pozicionet e tyre me lazer, ata mund të reagonin duke lëshuar granata për të fshehur vendndodhjen e tyre.

Por kjo tentonte gjithashtu të pengonte njësinë mbrojtëse. Mënyra më e rëndësishme është përdorimi i luftës elektronike (ew), një armë e padukshme, e cila është lënë në hije.

Lufta elektronike ruse e ka detyruar Ukrainën të kufizojë mënyrën se si i përdor dronët e saj.

Në teori, ato mund të pilotohen në distancë mbi objektivat ruse. Në praktikë, valët e radios që përdoren për navigim dhe komunikime, si nga dronët ashtu edhe nga stacionet tokësorë, mund të zbulohen, dhe në disa raste të ndërpriten, nga sulmet elektronike.

Pra, Ukrainës i është dashur të fluturojë shumë nga dronët e saj në rrugë me drejtime të paditura. Të dhënat e Ukrainës sugjerojnë se vetëm një e treta e misioneve me dron kanë rezultuar të suksesshme.

Ushtria ruse, që nga periudha sovjetike, supozohet se ka praktikuar përdorimin e gjerë të luftës elektronike në Siri, duke shkaktuar shpesh kërdi tek avionët civilë në zonë. Ka qenë padyshim një sfidë serioze për Ukrainën, raporton abcnews.al.

Por nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përdorur dhe vëllavrasja është e zakonshme.

Watling tregon historinë e dy pilotëve rusë, të cilët ankohen se radarët e tyre nuk po funksiononin. Por ata e dinë se disa armë të ngjashme me raketat mund të mashtrojnë radarët, duke i detyruar avionët të fluturojnë pa mbrojtje elektronike në një zonë të rrezikshme.

Është e lehtë të tregohen histori të tilla vëllavrasjeje për të dënuar rusët e pafat. Por a do ta përballonin forcat e armatosura perëndimore shumë më mirë një situatë të ngjashme?

Watling është skeptik. “Ne nuk kemi shumë zona stërvitore ku mund të aktivizojmë në fakt të gjitha pajisjet tona,” thotë ai.

“Ne mund ta bëjmë atë në raste të veçanta, por nuk kemi testuar ta bëjmë atë në shkallë të gjerë.”

/abcnews.al