Stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillohen këtë muaj midis forcave ruse dhe bjelloruse janë për qëllime kundër terrorizmit dhe nuk drejtohen kundër vendeve të tjera, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të martën.
Stërvitjet ushtarake të “vëllazërisë sllave” filluan të martën, tha ministria dhe do të zgjasin deri në 25 shtator.
Stërvitjet po zhvillohen në rajonin e Brest pranë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë dhe po ndodhin në mesin e protestave masive në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme më 9 gusht. g.v/abcnews.al