Çfarë po nodh me Nord Stream? Gazprom i redukton gazin Gjermanisë

schedule15:28 - 14 Qershor, 2022

schedule 15:28 - 14 Qershor, 2022

Gjigandi energjetik i Rusisë Gazprom ka thënë se do të reduktojë dërgesat ditore të gazit përmes tubacionit Nord Stream në Gjermani për shkak të “riparimit” të njësive të kompresorëve nga kompania gjermane Siemens.

“Furnizimi me gaz nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream aktualisht mund të sigurohet në sasinë deri në 100 milionë metra kub në ditë”, tha Gazprom në një deklaratë në Telegram, duke shtuar se vëllimi i pritur ditor është 167 milionë metra kub.

Me kthimin e vonuar të komponentëve nga Siemens, vetëm tre njësi të pompimit të gazit ishin aktualisht funksionale në stacionin e kompresimit Portovaya pranë qytetit veriperëndimor të Vyborg, shtoi Gazprom./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!