Qyteti i Vlorës është tronditur sërish pasditen e së premtes, pas të shtënave me armë në lagjen “10 Korriku” në zonën e Lungomares.
Burime për Abc bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy mjeteve. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në njërin nga mjetet.
Mjeti i dëmtuar është me targa AA858FY, dhe ka një plumb në xhamin e parë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.
/Abcnews.al/