Çfarë po ndodh në veriun e Kosovës? Shala: Ka persona të maskuar që qëndrojnë në krahun tjetër të barrikadave

schedule22:47 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 22:47 - 11 Dhjetor, 2022

Eksperti për sigurinë, Drizan Shala, ka bërë një pasqyrim të situatës në veri të Kosovës, gjatë një interviste me emisionin “Ballkan” në Abc.

Shala tha se në atë që ka parë ka vënë re persona të maskuar rreth barrikadave, të cilët dyshohet se janë pjesë e strukturave paralele, pra pjesa e serbëve që kanë braktisur institucionet.

Sipas tij autoritete Kosovës bashkë me KFOR-in po analizojnë situatën, dhe pritet që gjatë natës të heqin të gjitha barrikadat.

Pjesë nga biseda;

Karadaku: Si është situata në Rudak?

Shala: Ishin disa barrikada si herët e tjera ku struktura serbe bllokojnë autoritet tona, njerëz të maskuar, që besoj se ju përkasin strukturave paralele. Ka patur shtim të autoriteteve të EULEX, por edhe të forcave të sigurisë së Kosovës. Pritet nga momenti në moment që institucionet tona në bashkëpunim me KFOR-in të heqin barrikadat.

Karadaku: Ka qarkulluar një informacion që një strukturë e forcave të Kosovës ka mbetur e bllokuar në këto barrikadat e ngritura?

Shala: Ky informacion nuk është i saktë, unë nuk kam marrë asnjë informacion të tillë edhe në takimet me zyrtarët e policisë. Pasi ka edhe rrugë alternative, që përdoren nga Policia e Kosovës. Mund të themi që Policia e Kosovës po komunikon në mënyrë të jashtëzakonshme.

Karadaku: Ka patur gjithashtu një informacion tjetër që në barrikadat e ngritura nga serbët ka burra dhe gra?

Shala: Çështja e katër barrikadëve që unë kam qëndruar personalisht nuk kam hasur persona të gjinisë femërore. Kam parë vetëm persona të maskuar të cilët kanë ikur me vrap kur kanë parë kamerat. Ata ishin përgatitur disa tenda, pra është një skenar afatgjatë. KFOR po shton praninë, dhe po analizojnë të gjithë situatën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!