Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?! Raportohet sërish për shpërthime

schedule20:24 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 20:24 - 10 Dhjetor, 2022

Rrugët në veri të Mitrovicës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vëna nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Sipas medieve kosovare,  gazetarët nuk po afrohen dot afër barrikadave për shkak se është dëgjuar një shpërthim në Rudarë, duke e bërë kështu të pasigurt qëndrimin në afërsi të atyre bllokadave.

Patrullat e KFOR-it e EULEX-it janë duke qëndruar në këtë pjesë të vendit.

Nga informacionet që Klan Kosova ka siguruar, bëhet e ditur se një patrullë e policisë ka mbetur në mes të dy barrikadave që kanë vënë serbët në Rudar.

Raportohet se zyrtarët policorë po ktheheshin nga pika kufitare në Jarinjë, megjithatë mobilizimi i serbëve i ka lënë në mes të barrikadave. Ata janë afruar afër një patrulle të KFOR-it derisa të krijohet një terren i përshtatshëm që ata të mund të dalin.

Edhe në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në lagjen e Boshnjakëve, është duke vazhduar patrullimi i policisë para zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!