Çfarë po ndodh me dosjet? Olsian Çela: Rrezikojmë stok të papërballueshëm

schedule11:33 - 23 Korrik, 2021

schedule 11:33 - 23 Korrik, 2021

Kryeprokurori Olsian Çela nënvizoi nevojën emergjente për ribërjen e hartës gjyqësore në vend, duke theksuar se në disa prokurori situata është rënduar për shkak të vakancave. Ai u shpreh se rrezikohet që stoku i dosjeve të bëhet papërballueshëm.

“Harta gjyqësore, ribërja e saj emergjente, pasi situata në disa prokurori në vend është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës.  

Ndryshimi në ligjin e magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë.

Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e performancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedhjeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficensës. Duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, do rrisë eficensën, do ulë kostot, do rrisë cilësinë e hetimit, kontributin tonë”, tha Çela.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!