Artistët e njohur, Loredana dhe Mozzik, janë ndër më të pëlqyerit në skenën shqiptare. Pasi kaluan disa vite në lidhje dhe sollën në jetë një vajzë, dyshja patë mosmarrëveshje që përfunduan në ndarje.
Mirëpo, kohët e fundit është duke u raportuar se palët janë bashkuar sërish. Kështu të paktën lihet të kuptohet në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, të shpërndara nga Loredana.
Ajo ka postuar në Instastory disa fotografi me Mozzik, por duke ia mbuluar gjysmën e fytyrës.
Ndërohë nuk dihet ende nëse dyshja janë bashkuar apo thjesht po mbajnë raporte për arsye të vajzës./abcnews.al